E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizte me monopatinë, dëmtohet i riu në Lungomare

Një i ri është aksidentuar mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, teksa lëvizte me monopatinë.

Sipas të dhënave paraprake, i riu është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime në gjymtyrë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe policia, ndërsa i riu është shoqëruar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›