E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizte me pistoletë dhe drogë në makinë, arrestohet shqiptari

Një 30-vjeçar shqiptar u arresrtuar nga policia Italiane në Frabriccio, pasi gjatë një kontrolli rutinë atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme kokainë, hashashi dhe marijuanë, rreth 2000 euro në cash, një pistoletë bosh dhe një peshore precize.

Ndërkohë pas thellimit të hetimeve prokuroria urdhëroi kontroll në banesën e tij, ku më parë kishin bujtur edhe 3 bashkëatdhetarë.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një pistoletë të dytë lodër, një makine Mercedes CLA me targa shqiptare, dy palë targa të klonuara , radio marrëse-dhënëse, të gjitha të cilat tani janë sekuestruar.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari u arrestua me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre, në dispozicion të Prokurorisë së Reggio Emilia-s. Gjatë aksionit u sekuestruan 100 gramë drogë.

Tre miqtë e tij, të moshës 31, 32 dhe 37 vjeç, mysafirë, do hetohen për bashkëpunim në marrjen e mallrave të vjedhura dhe posedim të mjeteve të vjedhjes me thyerje.

“Karabinierët ndaluan shqiptarin në Via Matteotti në Fabbrico, teksa ai po ngiste makinën e tij Opel Corsa. Gjatë kontrollit në vendngjarje u zbuluan gjithsej 57 gramë marijuanë , 45 gramë hashash dhe 4 gramë kokainë”, informon media italiane.

Karabinierët gjetën gjithashtu gjashtë orë dore, përfshirë një Rolex, shumë monedha të huaja, shishe parfumi, si dhe pajisje për të kryer vjedhjet.

Gjithashtu, siç u përmend, u sekuestruan një armë lodër e dytë që ishte në dispozicion falas, një replikë e një Glock, një Mercedes CLA me targa shqiptare dhe dy palë targa të klonuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›