E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lewis Hamilton shërohet nga Covid, do garojë në fundjavë

Lewis Hamilton ka rezultuar negativ për Covid në provën e fundit të kryer para mbërritjes në Abu Dhabi. Shtatë herë kampioni i Mercedes, siç konfirmoi ekipi në një deklaratë, do të rifitojë vendin e tij në timonin e W11 këtë fundjavë, ndërsa George Russell do të kthehet në timonin e Williams.

Hamilton u testua pozitiv pas GP të Bahreinit dhe iu desh të mungonte në raundin e dytë në këtë vend, GP Sakhir, i cili të dielën e kaluar pa Sergio Perez të triumfonte. Mercedes njoftoi se, “Leëis Hamilton do të garojë GP Abu Dhabi këtë fundjavë. Ai u testua negativ të mërkurën para se të përfundonte periudhën e tij të vetë-izolimit në Bahrein. Kjo e lejoi të fluturonte për në Abu Dhabi sot, ku doli negativ dhe në mbërritje. Leëis kështu ka përfunduar protokollet e kërkuara nga Federata Ndërkombëtare për të qenë në gjendje të hyjë në paddock të premten dhe të jetë në gjendje të marrë pjesë në garën e fundjavës. George Russell kthehet në Williams për raundin e fundit të sezonit 2020”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›