E Diel, 1 Nëntor 2026

Leyla Aliyeva vizitë në Pediatri, donacion me pajisje mjekësore për QSUNT

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Zëvendëspresidentja e Fondacionit “Heydar Aliyev”, Leyla Aliyeva vizitoi sot ambientet e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Aliyeva u prit nga drejtoresha e Përgjithshme e QSUNT, Anxhela Paparizo, së bashku me stafin mjekësor.

Drejtoresha e Përgjithshme e QSUNT-së, Anxhela Paparizo u shpreh se ky investim është bëre i mundur falë donacionit të Znj. Leyla Aliyeva, zëvendëspresidente e Fondacionit ”Heydar Aliyev” si dhe me mbështetjen e Ambasadës së Azerbajxhanit ne Shqipëri.

Gjatë vizitës në Shërbimin e Onkohematologjisë Pediatrike, të drejtuar nga Prof. Donjeta Bali, u prezantua puna dhe përkushtimi i ekipit në trajtimin e pacientëve të vegjël.

Aliyeva përshëndeti nga afër fëmijët që trajtohen në këtë shërbim.

Fondacioni “Heydar Aliyev”, ka siguruar edhe një donacion me pajisje mjekësore, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme me QSUNT, jo vetëm në mbështetje me aparatura, por edhe në trajnimin e stafeve mjekësore.

Leyla Aliyeva, zëvendëspresidente e Fondacionit “Heydar Aliyev” u prit edhe nga Presidenti Begaj paraditen e sotme ndërsa ndodhet në Tiranë për çeljen e ekspozitës “Mother nature”.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›