E Martë, 3 Nëntor 2026

Lezha ndez dritat e festave-Dhjetëra qytetarë i bashkohen ceremonisë në qendër të qytetit

Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur edhe në Lezhë. Qyteti është veshur me dekorin festiv, ndërsa ndezja e dritave u bë përmes një ceremonie të veçante në sheshin “Gjergj Kastrioti”.

Pjesë e festës u bënë dhjetëra qytetarë mes të cilëve dhe shumë fëmiëeve të cilët sfiduan temperaturat e ulëta dhe ju gëzuan atmosferes së krijuar.

Në fjalen e tij, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu uroj të gjithë qytetaret për festat e fundvitit.

“Privilegj mes këtyre fëmijëve të mrekullueshëm të Lezhës. Ju uroj gëzuar festat!“, uroi ai.

Atmosfera magjike me zbukurime dhe drita shumëngjyreshe të shoqëron në të gjithë qytetin, ndërsa qendra e festimeve do të jetë sheshi “Gjergj Kastrioti” ku gjatë gjithë muaji janë planifikuar të organizohen një sërë aktivitetesh.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›