Lezha ndez dritat e festave

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Një atmosferë festive u krijua mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, me ndezjen e dritave të festave. Në ceremoninë festive të organizuar në sheshin “Gjergj Kastrioti” ishin të pranishëm qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme, ku sidomos fëmijët iu gëzuan më shumë atmosferës së krijuar.
“Megjithëse ishte shi, qindra qytetarë lezhjanë dolën sonte për të ndezur pemën e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri 2025! Bashkë me gjyshin mori pjesë dhe Zei Alvin Ndreu, në mes të fëmijëve, duke na dhuruar shumë emocion! Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2025 për gjithë qytetarët e mrekullueshëm lezhjanë”, u shpreh përmes një postimi në Facebook, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.
Rrugët e qytetit të Lezhës janë mbuluar nga zbukurimet dhe dritat shumëngjyrëshe. Fëmijët dhanë gjithashtu edhe një koncert me këngë dhe valle për të gjithë të pranishmit në sheshin “Gjergji Kastrioti”.
/r.e/