Lezhë- Ciklomotori përplaset me murin, dy të lënduar

Një aksident me dy të dëmtuar ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (15 prill) në aksin rrugor Balldren–Torovicë, në Lezhë.
Mësohet se një ciklomotor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë në një mur rrethues të një objekti. Si pasojë, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja shtatzënë.
Të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.
/rtsh.al/