E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe 2 te vdekurne 2 aksidente

Ne mbremjen e sotme jane shenuar dy aksidente vdekjeprures ne qytetin e Lezhes. 2 persona kane humbur jeten dhe 3 te tjere kane mbetur te plagosur brenda pak minutash.

Simon Nikolli 41 vjec nga Kallmeti ka humbur jeten pasi automjeti tip Mercedes Benz me te cilin ai udhetonte doli nga rruga dhe perfundoi ne nje kanal. Nga aksidenti mbeten te plagosur 2 pasagjere te cilet udhetonin me 41 vjecarin. Aksidenti ndodhi rreth ores 17 ne aksin dytesor qe lidh fshatin Ishull me superstraden.

Ne nje distance minutash nga aksidenti i pare nje fugon ka perplasur nje biciklete ku udhetonin babe e bir e per pasoje ka mbetur i vdekur 14 vjecari Nikoll Ademi ndersa eshte plagosur rende edhe babai i tij. Aksidenti eshte shenuar ne aksin dytesor qe lidh superstraden me fshatin Rrile.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›