E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lezhë/ Furgoni i pasagjerëve përfundon në përrua

Një furgon pasagjerësh ka rënë në përroin e manatisë në Lezhë, po fatmirsisht pa shkaktuar të lënduar.

Ngjarja është regjistruar pranë tregut të Lezhës dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka harruar të vendosë mjetin në frena i cili më pas ka rrëshqitur duke rënë në ujë. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndësa po punohet për nxjerrjen e tij nga uji.

Furgoni ka rënë në momentin që është parkuar në afërsi të tregut ku ndodhet edhe një parking i vogel ku qendrojne mjetet e transportit publik.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›