Lezhë/ Goditi mësuesen me karrige, lihet në arrest shtëpie 16-vjeçari

Gjykata e Lezhës ka lënë në arrest shtëpie 16-vjeçarin e akuzuar se ka goditur me karrige mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”.
Ngjarja u regjistrua më 25 tetor, ndërsa i mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë, në një seancë me dyer te mbyllura. Mësuesja Majlinda Palushi ndodhet në spital, për shkak të plagëve të marra nga goditja.
Emisioni “Jetë Shqiptare” në RTSH publikoi dje (26 tetor) një video ekskluzive, ku shihej mësuesja Palushi, duke debatuar me një tjetër nxënës.
Gazetarja Lusi Përgjegji bëri me dije se nxënësit e shkollës pretendonin se mësuesja kishte vazhdimisht një sjellje jo të pëlqyeshme me ta.
Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa ndaj të miturit rëndojnë dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.
/rtsh.al/