E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë/ Nisin marshimet, protestuesit dëmtojnë sinjalistikën rrugore, Tentojnë të futen në Bashki, pengohen nga policia

Një grup protestuesish në Lezhë kanë bojkotuar edhe këtë të hënë mësimin, duke dalë në rrugët e qytetit. Ata po marshojnë me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta policie.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë tentuar të futen në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku ndodhet edhe Bashkia e Lezhës, por janë penguar nga forcat e Policisë. Gjatë marshimit, disa prej tyre dëmtuan sinjalistikën rrugore dhe ndezën zjarre, duke përshkallëzuar tensionet.

Ndërkohë, situata e krijuar nga protestat ka ndikuar edhe në zhvillimin e procesit mësimor, pasi shumë nxënës të tjerë në Lezhë kanë zgjedhur të mos paraqiten në shkollë dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›