E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe arrestohen dy persona

Uniformat blu të qytetit të Lezhës deklaruan se kanë vënë nën pranga një person dhe kanë shpallur në kërkim një të dytë nën dyshimin se janë autorët e plagosjes së 30-vjeçares Blerta Islamaj ditën e dielë.

Policia nuk bën të ditur emrat për arsye hetimi, ndërsa një ditë më parë ishin shoqëruar në polici 11 persona.

30 vjecarja Islamaj u plagos ditën e dielë në qendër të qytetit të Laçit. Ajo u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë, terrorizoi familjen, arrestohet

Një 58-vjeçar nga Dukati i Vlorës është prangosur nga policia pasi ka terrorizuar familjen e tij me çifte.

58-vjeçari ka kërcënuar me çifte familjarët e tij pas një debati me ta.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy krehëra pushke 20, model 56 me nga 20 fishekë, 18 krëhëra pushke 10 model 56 me nga 10 fishekë, si dhe një krehër pistolete TT model 54 pa fishekë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›