Lezhe arrestohet i dyshuari per vrasje

Policia e Lezhes njoftoi sot arrestimin e shtetasit Shkelzen Biba 21 vjec. Biba dyshohet se ne bashkepunim me shtetas te tjere ka kryer vrasjen e shtetasit L.B ne dhjetor te vitit 2009 ne vendin e quajtur Ura e Matit ne fshatin Shenkolle te rrethit Lezhe. Arrestimi Shkelzen Bibes nga fshati Kashnjet i rrethit Lezhe dhe banues ne Lagjen Kongresi i Permetit Tirane eshte bere mbremjen e dites se merkure nga seksioni Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit. Materialet hetimore i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe