E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe grabitet kazinoja ne kerkim tre persona

Grabitet me armë një pikë lojërash fati në qendër të qytetit të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës, ndërsa në kazino kishte edhe klientë.

Burime nga vendngjarja bejne me dije se kane qene me shume se 3 persona qe jane futur ne kazino te maskuar dhe me arme dhe pervecse kane terrorizuar klientet dhe punonjesit kane arritur te marrin rreth 100 mije leke dhe nje sasi te konsiderushme eurosh.

Pika e lojrave te fatit ndohet vetem 100 metra larg Drejtorise se Policise se Lezhes. Burime nga kjo drejtori bejne te ditur se kane arritur te identifikojne njerin prej grabitesve dhe se po punojne per kapjen e tij dhe te bashkepunetoreve. E njejta pike lojrash fati eshte grabitur nga persona te maskuar edhe nje vit me pare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›