Lezhë, kërcënonte gruan me armë, arrestohet 23-vjeçari
Policia e Lezhës ka bërë të mundur parandalimin e një krimi në familje. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë 23-vjeçari Fatmir Delia i cili ka kanosur me armë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrile të Lezhës ndërsa policia ka ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur arrestimin e 23 vjeçarit si dhe sekuestrimin e armës, pistoletë tip TT të cilin Delia po kërcënonte bashkëshorten e tij.
Nuk dihen ende motivet e të cilat e çuan të riun të kërcënonte gruan e tij por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.