E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe ne pranga mjeku kirurg

Policia e Lezhes ka arrestuar sot nje mjek kirurg pasi akuzohet per mjekim te pakujdesshem. 55-vjecari Ndue Cupi me profesion kirurg ne spitalin e Lezhes eshte arrestuar nga policia pas denoncimit te familjareve te nje pacienteje 80-vjecareje e cila pas nderhyrjes kirurgjikale ka nderruar jete. Familjaret e 80-vjecares se vdekur akuzojne mjekun se nuk i ka dhene ndihmen e duhur asaj. Nderkohe kane nisur hetimet per sqarimin e plote te ngjarjes ndersa policia pritet te dale me nje qendrim zyrtar rreth ndalimit te mjekut.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›