E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, policia shkëmben zjarr me të kërkuarit

Një person i kërkuar ka mbetur i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në fshatin Balldren të Lezhës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave uniformat blu po ndiqnin viktimën dhe një person tjetër pasi dyshoheshin se kishin grabitur një grup shtetasish malazezë.

Sipas burimeve, dy të dyshuarit nuk kanë ndaluar ndaj thirrjeve të agjentëve, duke iu përgjigjur atyre me armë zjarri.

Për pasojë, uniformat blu kanë reaguar dhe një prej të dyshuarve ka humbur jetën, ndërsa një efektiv ka mbetur i plagosur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›