E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe rrezikon shembjen argjinatura e Torovices

Argjinatura e bentit ne Torrovice eshte ne piken e saj kritike pasi lartesia e ujit rritet me tre cm ne ore. Pika e dobet e saj eshte ne Malin e Kolajve ku lartesie e argjinatures u ngrit me nje metrer duke shmangur permbytjen ne Torrovice por po punohet intensivesht per te rritur ne vazhdimesi lartesine ne te gjithe gjatesine e argjinatures.

Futja e makinave ne kete zone eshte ndaluar pervec mjeteve qe sjellin inerte. Asnje familje nuk eshte evakuuar nga zona qe rrezikohet seriozisht edhe pse jane paralajmeruar nga instancat perkatese. Situata mbetet kritike dhe ne monitorim te vazhdueshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›