E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe tenton te vrase vellane arrestohet

Një tjetër ngjarje e rëndë në Komunën Blinisht, të Lezhës.Protagonist i ngjarjes, që për pak është shndërruar në vëllavrasje, ka qenë një 47-vjeçar nga fshati Piraj.

Sipas informacioneve paraprake, Gjin Marku, ka qëlluar me armë zjarri vëllain e tij Pjetër Marku, 39 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e këtij të fundit, ndërkohë që ende nuk janë të qarta motivet e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe brenda pak minutash ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes, bashkë me armën e krimit.

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe pas marrjes në pyetje të dy protagonistëve të ngjarjes dhe familjarëve të tjerë, do të arrijë një konkluzion zyrtar.

Lezhë, ekzekutohet familja

Tre anëtarë të një familje janë vrarë mbrëmjen e së hënës në fshatin Blinisht të Lezhës.

Tre viktimat, dy prindërit dhe djali i tyre u qëlluan nga fqinji, me një armë automatike kallashnikov, ndërsa po kalonin në portën e shtëpisë së tyre.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt të çastit, dhe ky është versioni i pare i policisë që mbërriti në vendin e ngjarjes.

Viktimat jane Rrok, Mira dhe Fatjon Shtjefni perkatesisht 52, 50 dhe 24 vjec dhe autori i dyshuar i ngjarjes eshte Kastriot Zhuba, i cili eshte ne kerkim.

Ne skenen e krimit jane gjetur me dhjetëra gezhoja. Forcat e shumta te policise te mberrituar menjehere ne vendngjarje kane nisur punen per krehjen e zones gjithashtu jane vendosur patrullime te shumta ne terren per te kapur autorin. Edhe banesat e viktimave dhe autorit te krimit mbahen nen vezhgim nga ana e policise per te penguar pershkallezimin e situates.

Berat, plagoset me armë pronari i supermarketit

Një 25-vjeçar është qëlluar me një plumb në kokë fare pranë qendrës së qytetit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të së enjtes, në supermarketin e të plagosurit, Armand Koçileri, në lagjen “Çelepias” të Beratit.

Nga burimet paraprake mësohet se 25-vjeçari është qëlluar një herë nga afër me armë zjarri. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka deklaruar se e ka identifikuar autorin, por po punon për kapjen e tij. I riu është dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, nëse ka qenë tentativë grabitjeje apo ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm mes 25-vjeçarit Koçileri dhe autorit të ngjarjes.

Elbasan, plagoset nje i ri

Nje sherr mes te rinjsh ka perfunduar ne perplasje me thika mes tyre duke shkaktuar nje te plagosur ne Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur jashte ambienteve te shkolles Pedagojike, ku 16-vjecari me iniciale M.C ka plagosur methike bashkemoshatarin e tij me iniciale A.H. I lenduari eshte derguar menjehere ne spital, ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve, ndersa policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›