E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, varri i Skënderbeut, më ivizituari nga fëmijët e emigrantëve

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } LEZHE - Vendvarrimi i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në qytetin e Lezhës nuk është interesant vetëm për të huajt apo vizitorët e ndryshëm. Të shumtë janë edhe emigrantët nga kjo zonë, të cilët synojnë që nëpërmjet historisë të krijojnë një lidhje më të fortë të fëmijëve me origjinën e tyre.
 
Duke u shpjeguar për historinë, këta emigrantë mendojnë se fëmijët e tyre krijojnë një identitet më të fortë në vendet ku jetojnë, por nga ana tjetër i bën ata të ndjehen krenarë me origjinën shqiptare.
 
Vizitat e familjeve emigrante janë të përditshme gjatë sezonit të verës dhe për drejtoreshën e muzeut Mariola Gjoni kjo bën që tek ta të forcohet më tepër identiteti kombëtar. Vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë ka shënuar bum vizitorësh, ku mbizotërojnë turistët e huaj.
 
Guida në këtë vend historik të mundësohet në disa gjuhë, gjë që e bën më të lehtë marrjen e informacioneve dhe njohurive të nevojshme për këtë aset tepër të rëndësishëm nga çdo i huaj që e viziton këtë vend.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›