E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, zbulohet një bazë trafiku narkotikësh, tre persona në pranga

LEZHE - Tre persona janë arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Lezhës, për “kultivim dhe tregti të lëndëve narkotike”.

Burime zyrtare nga kjo drejtori kanë bërë të ditur, se nga një aksion i mirëorganizuar në fshatin Raboshtë të Lezhës, pas dy muajsh hetime, u arrit të zbulohej një bazë trafiku narkotikësh.

Në këtë kuadër, uniformat blu kanë arrestuar 3 persona, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik, ndërkohë që janë sekuestruar edhe 10 kilogramë hashash.

Redaksia Online
(G.S/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›