E Diel, 1 Nëntor 2026

Liam kerkon aleanca per nominimet e ardhshme-Arber nuk i premton asgje

Banoret nuk e perfundojne filmin dhe futen brenda ne shtepi ku nder te tjera diskutojne se si te vazhdojne pjesen e dyte te filmit. Liami dhe Arber ndodhen ne ballkonin e pishines dhe fillojne te flasin per banoret e tjere. Fillimisht ata flasin per Ermalin dhe Francesken duke thene se Franceska ka rene shume ne qetesi dhe Ermali po ashtu. Me pas Liam e kalon temen e bisedes tek nominimet dhe kerkon aleance per te nxjerre Ermalin dhe Genten ne nominimet e javes se ardhshme.

Liam i kerkon Arbrit qe kete jave te dy te nominojne Genten dhe Ermalin ne menyre qe te shohin se si do te jete raporti i tyre ne nominim pasi deri tani ata kane qene gjithmone miq. Arber nuk i kthen nje pergjigje te prere Liamit duke i thene se ai nuk e di se cfare do te beje per nominimet sepse mendon se edhe javen e ardhshme do te vazhdoje te jete i nominuar nga banoret.

Liam i thote se ata te dy nuk mjaftojne per te nxjerre ne nominim personat qe duan dhe te pakten i duhet edhe nje banor tjeter qe te votoje si ata duke e marre ne kete menyre te mireqene pergjigjen e Arbrit si pozitive. Liam therret Gerten qe te ulet prane tyre dhe ia propozon edhe asaj idene e tij. Po thoja qe te dominonim Ermalin dhe Genten kete jave thote Liami dhe Gerta shton pas tij mire do ishte te dy e kane per here te pare nominimin.

Me pas Gerta i thote Liamit qe te nominojne Ermalin dhe Francesken per ti vene perballe njeri-tjetrit por Liami i cili e kishte propozuar kete gje me pare i thote se eshte shume heret per kete. Gerta dhe Liami flasin per nominimet e banoreve duke u munduar qe te bejne plane. Gerta i kerkon mendim Arbrit dhe ai nuk jep fare pergjigje dhe me pas i thote se ai Ermalin nuk e konsideron lojtare te forte sepse ai nuk ka qene asnjehere ne nominim por nuk u thote se cilin do te nominoje dhe e le te paqarte faktin nese e ka pranuar apo jo propozimin e Liamit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›