E Diel, 1 Nëntor 2026

Liami Do te me pelqente ta takoja te dashuren ne shtepine e BB

Liami dhe Franceska vazhdojne te bisedojne me njeri-tjetrin. Franceska eshte kurioze per te dashuren e Liamit dhe e pyet ate. Ai tregon se ajo eshte 24 vjec dhe vazhdon studimet nderkohe qe edhe punon. Ai tregon per mentalitetin ne Gjermani te cilin e konsideron shume ndryshe nga mentaliteti shqiptar. Liami pranon qe e do shume te dashuren e tij dhe se do ti pelqente qe ajo te mund te hynte per ta takuar brenda shtepise.

Franceska shprehet se e ka ndihmuar shume biseda me te per tu qetesuar pasi nuk ka qene mire gjate dites se sotme. Ajo thote se ka nevoje per dicka por nuk mund ta thote sepse akoma e shikon Liamin si konkurrent.

Franceska tregon per veten dhe per kompeticionet ne te cilat ka marre pjese. Ajo thote se hyrja ne Big Brother ka anet e saj pozitive por dhe negative pasi mentalieti ne Shqiperi nuk eshte si ne Gjermani. Franceska ka zgjedhur te hyje ne Big Brother per tu njohur me shume dhe per ti hapur rruge karieres se saj.

Ajo thote se e ka problem qe prinderit e shikojne duke pire cigare pasi nuk e ka pire me pare. Thote se ka pasur nje adoleshence te veshtire por gjerat qe ka dashur gjithmone i ka arritur.

Banoret e tjere bisedojne per gjera te pergjithshme ne dhomen e ndenjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›