E Diel, 1 Nëntor 2026

Liami Kam pare ne enderr doja ti telefonoja Evelines Genta Arbri e ekzagjeron me shakate

Banoret jane ne gjume deri ne momentin qe ndizen dritat dhe vendoset muzika ne sfond nga Vellai i Madh. I pari nga banoret qe zgjohet mengjesin e sotem eshte Ermali i cili pasi merret me veten dhe higjenen personale shkon ne kuzhine e fillon te pastroje banakun te laje enet.

Pas pak zgjohet Liami e pas tij Genta. Ata shkojne ne banje e merren me pastertine personale ndersa Liami tregon nj enderr qe ka pare. Ai thote se ka pare ne enderr sikur kerkonte qe te fliste me Evelinen te dashuren e tij por telefoni i tij nuk kishte karrikim e ndersa gjeti karrikuesin nuk gjente dot telefonin. Mundohet qe ti gjeje nje shpjegim endrres se tij por pasi nuk merr asnje koment nga Genta thote se duhet ta harroje pasi eshte pa rendesi. Mua me ka marre malli per karikuesin tim thote Genta duke qeshur.

Liami shkon ne kuzhine e fillon te bisedoje me Ermalin lidhur me ushtrimet ne kendin e tyre te stervitjes. Atje shkon Genta e cila ankohet se i flihet ende gjume. Keshtu Liami fillon te bisedoje me te si per te dashur ta zgjoje. Ai e pyet per shakate qe ajo ka bere naten e mbremshme me Arbrin ndersa Genta thote se Arbri shpesh ekzagjeron me ngacmimet e tij.

Pas pak atje shkon Erioni dhe Liami i ve ne dukje se ai flet gjate kohes qe eshte ne gjume dhe se do te ishte shume ide e bukur sikur Vellai i Madh ti bente atij nje surprize me nje klip me momentet kur ka qene duke folur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›