E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liami e Arbri analize per banoret Liami Edi i keshillon dhe me pas i perdor banoret

Liami dhe Arbri vazhdojne te diskutojne me njeri-tjetrin duke bere nje analize pak a shume per te gjithe banoret. Ata fillojne te flasin per Gracianon. Arbri mendon se Graciano po ndihet keq dhe se nuk di se si ta perballoje kete situate pasi me daljen e Lorenes e Aniles nuk ka se kujt ti jape keshilla. Por do te ndihej edhe me keq nese nuk do ta kishte afer Tanin i cili po ia perkrah idete sipas Arbrit.

Me pas diskutojne mbi Ermalin. Liami mendon se Ermali eshte mbyllur brenda lidhjes me Francesken dhe te dy jane bere shume monotone. Ndersa Arbri ka vene re se Ermali e kundershton Francesken ne menyre qe publiku te mendoje se ai eshte njeri i drejte.

Ola po me cudit dhe nuk e di se ku kerkon te shkoje shprehet Arbri duke filluar te beje nje analize per te. Te dy imitojne Olen dhe thone se tani ka filluar qe te flase me vete pasi askush nuk po e degjon.

Me pas flasin per Edgarin duke thene se ai mundohet qe tu jape keshilla te gjitheve. Dhe ua fut te gjitheve shprehet Liami. Ai mendon se Edgari po mundohet qe te perfitoje nga banoret por nuk po ia del me te gjithe. Liami e vlereson per faktin qe eshte njeri i lexuar por thote se ai nuk di te respektoje njeriun dhe ky fakt ia permbys te gjitha vlerat. Edukatori i kopshtit per te gjithe shprehet Liami. Ata mendojne se Edi kerkon qe te gjithe ta vleresojne por ne momentin qe has ne kundershti ai del nga vetja.

Liami dhe Arbri mendojne se Ermali dhe Edgari kane dicka te perbashket pasi duke qene pak a shume persona publike mendojne se i kane fansat e tyre dhe kane nje siguri se edhe mund ta fitojne cmimin e madh. Me pas flasin per ciftin Franceska-Ermal e Liami thote Fjala ime qe Franceska do lidhet me Ermalin nuk doli bosh. Arbri flet me ironi per ta e te dy banoret qeshin.

Pas pak atje shkon Dritani dhe djemte nderrojne bisede duke biseduar me te.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›