E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liami teme diskutimi Si do ta donit ceremonine e dasmes Banoret imagjinojne dasmen e tyre

Ndersa banoret vazhdojne te rrine ne pritje qe pulat te pjellin Arbri hyn brenda dhe kjo gje vihet re nga banoret. E para qe e shpreh kete shqetesim eshte Franceska e cila mendon se kjo gje nuk eshte e drejte. Me vone e mbeshtet edhe Edgari. Ndersa Liami thote se ata jane duke u kenaqur te gjithe bashke jashte duke biseduar me njeri-tjetrin.

Me pas ata vendosin qe te tregojne barsoleta me njeri-tjetrin e keshtu vazhdojne me radhe qe secili te tregoje nga nje barsolete ose histori per te qeshur. Keshtu krijohen momente gazmore mes banoreve per minuta te tera.

Me vone Liami hap nje teme diskutimi duke i pyetur banoret se si e mendojne ceremonine e marteses se tyre. Keshtu banoret fillojne qe te tregojne secili mendimin qe kane lidhur me dasmen. Genta thote se do te deshironte te bente nje dasme tipike shqiptare me mish e raki dhe me te gjitha ritet e zakonet te nje dasme tipike shqiptare. Ndersa Franceska do te donte nje dasme te thjeshte dhe intime me njerezit e saj me te afert duke u veshur me nje fustan te thjeshte. Graciano thote se nuk e ka menduar akoma kete gje por ka mundesi qe te mos beje fare nje ceremoni dasme. Grandioles i pelqen nje dasme afer detit ne plazh.

Ndersa Edgari i cudit banoret duke thene se preferon nje dasme ku te mos jete i pranishem. Edi thote se deshiron qe te kenaqen te tjeret ne dasmen e tij por pa pranine e tij. Ndersa Erioni thote se kerkon nj dasme tradicionale tiranase.

Me pas Arbri tregon se si behet nje dasme tradicionale ne Kosove ndersa banoret e degjojne me vemendje duke thene se gjejne shume te perbashketa me dasmen shqiptare. Keshtu fillon nje diskutim i gjate mes banoreve.

Me pas Liami tregon se si e mendon dasmen e vet. Ai thote se i pelqen qe ceremonia te behet afer nje pishine duke pasur te ftuar edhe nje cift balerinesh qe te kercejne per te. Liami thote se do ti pelqente shume nese fisi i tij do te visheshin me rroba te se njejtes ngjyre ndersa fisi i nuses me nje ngjyre tjeter. Keshtu vazhdon nje diskutim i gjate mes banoreve duke treguar detaje qe do te donin te ishin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›