Libani: Kemi garanci nga Uashingtoni se Izraeli do të frenojë sulmet në Bejrut

Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati, deklaroi për Al Jazeera se vendi i tij kishte marrë garanci nga SHBA se Izraeli do të de-përshkallëzonte sulmet në Bejrut dhe periferitë e tij jugore, duke përfshirë Dahiya.
Mikati shtoi se qeveria e tij ka vendosur t’i paraqesë një kërkesë Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim. Sipas tij, në Liban duan armëpushim, zbatimin e rezolutës 1701 të OKB-së dhe zgjedhjen e presidentit.
Në të njëjtën kohë, Naim Qassem , zëvendës sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, theksoi se organizatës i është kërkuar të ndalojë luftimet.
“Izraeli po kryen krime dhe kjo kërkon që ne të mbajmë një qëndrim ,” tha Kassem, duke shtuar se “ne do të ndalojmë luftimet vetëm nëse do të ketë një armëpushim në Gaza,
Izraeli, i cili nisi një pushtim të Libanit jugor dy javë më parë, për të luftuar Hezbollah, ka urdhëruar evakuimin e më shumë se një të katërtën e vendit, tha agjencia e OKB- së për refugjatët./vizionplus.tv