E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave, Kosova merr udhërrëfyesin

Kosova pritet të marrë në fillim të javës së ardhshme udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave burime brenda BE-së kanë bërë të ditur se ekziston një konsensus i anëtarëve të Bashkimit Evropian për këtë çështje.

Prishtina duket se ka fituar shumë pik në rolin konstruktiv që po luan në bisedimet me Beogradin dhe përmbushjen e kritereve të përcaktuara. Mediat kosovare theksojnë se javën e ardhshme drejtues të qeverisë së Kosovës do të zhvillojnë një vizitë në Bruksel, ku do të takohen me zyrtarë të lartë të BE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›