E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave ja ndikimet qe priten ne ekonomine e vendit

TIRANE- Liberalizimi i vizave pervec levizjes me te lehte te qytetareve shqiptare drejt vendeve te Bashkimit Europian eshte nje vendim qe do te ndikoje edhe ne ekonomine e vendit.
Liberalizimi pritet ti jape nje shtyse te re zhvillimit te biznesit ne Shqiperi vecanerisht atij te vogel dhe te mesem qe ka pasur edhe me shume probleme me sigurimin e vizave.

Kjo do te perkthehet me me shume kontrata te lidhura me partneret europiane dhe rrjedhimisht me rritje te eksporteve dhe importeve.
Nje tjeter avantazh do te reflektohet tek thithja e investimeve te huaja pasi vendimi per liberalizimin e vizave permireson imazhin e Shqiperise ne arenen nderkombetare dhe e ben ate nje vend me te besueshem per investitoret.

Por nje disavantazh i heqjes se vizave eshte zhvleresimi i mundshem i lekut kundrejt euros nje frike kjo e shfaqur pak kohe me pare edhe nga komuniteti i biznesit. Kjo pasi pritet qe ne numer i madh qytetaresh shqiptare te perfitojne nga liberalizimi i vizave dhe te udhetojne drejt vendeve te BE. Si rrjedhim ata do te kene euro me vete dhe kjo do te rrise ndjeshem kerkesen kundrejt ofertes duke prishur ekuilibrat e tregut dhe zhvleresuar lekun shqiptar.

Ne keto kushte biznesi i ka kerkuar qeverise qe te marre masa duke frenuar renien e mundshme te monedhes sone gje qe do te kishte pasoja per ekonomine.

e.n/news24/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Liberalizimi i vizave ja ndikimet qe priten ne ekonomine e vendit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›