E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi 30 te vdekur ne Misrata

Në sulmet e sotme të trupave të Muammar Gaddafi-t në Misrata, në perëndim të Libisë, kanë humbur jetën 30 persona, ndërsa 60 të tjerë janë plagosur.

Lajmin e bën të ditur televizioni satelitor arab Al Arabiya, i cili citon dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

“Ka një bombardim intensiv në zona të banuara. Trupa të djegur po dërgohen në spitale. Numri i të plagosurve është 60, ndërsa ai i martirëve 30”, ka deklaruar Ahmed al Qadi, një inxhinier që punon për një radio disidente të qytetit.

Ndërkohë, gjatë natës, një predhë e lëshuar nga një avion i NATO-s shkatërroi godinën e kompleksit Bab al-Aziziyah, që përdoret nga Gaddafi për mbledhjet e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›