E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi Franca Te furnizojme rebelet

Në konferencën e shtypit pas takimit ndërkombëtar të Londrës ku u diskutua situata në Libi, Franca propozoi armatosjen e rebelëve të Këshillit Kombëtar.

Madje, Ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe tha se Parisi do të ushtrojë ndikimin e tij tek vendet aleate për të furnizuar me armë rebelët libianë që kundërshtojnë regjimin e Gedafit.

Franca është vendi i vetëm që njeh organin e rebelëve, Këshillin Kombëtar si përfaqësuesit legjitimë të popullit libianë, Megjithatë, SHBA nëpërmjet sekretares Klinton tha se Uashingtoni nuk po përpiqet të koordinohet me aleatët në lidhje me qendrimet në vijim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›