E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi NATO nderpret operacionet ne 31 tetor


Këshilli i Sigurimit në OKB votoi që të gjitha operacionet ushtarake të NATO-s në Libi të përfundojnë në fundin e këtij muaji.

Qeveria e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit i kërkoi aleancës ushtarake që të shtynte misionin deri në fundit të vitit, për të ndihmuar autoritetet e reja libiane në stabilizimin e situatës në vend dhe në kontrollimin e tregëtisë eventuale që mund të bëhet me armët në vendet fqinje.

Megjithatë, ndonëse se edhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes kishte folur mbi mundësinë e një shtyrjeje, Këshilli i Sigurimit vendosi gjatë pasdites së të enjtes që të gjitha operacionet LibiaI biri i Gaddafi-t gati të dorëzohet Filmohet varrimi i Gadafit Libia i kërkon NATO-s që të qëndrojë të pushojnë në orën 23:59 të 31 tetorit, sipas orës libiane.

Zgjatja e misionit nuk u bë e mundur pasi në rezolutën e aprovuar, që çoi në hyrjen e koalicionit si palë në konflikt në muajin mars, flitej vetëm për “marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e civilëve, nga regjimi i Muammar Gaddafit”. Pas rënies së kolonelit, një mbrojtje e tillë është bërë e panevojshme.

Është e paqartë se cila do të jetë ndihma që do t’i jepet qeverisë së re libiane, e cila shpalli çlirimin e vendit gjatë së dielës së shkuar.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Mëshira europiane për Greqinë
Falja e borxheve, paguajnë edhe bankat shqiptare
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
PS ftesë Berishës e Topallit
Erzeni, shkatërrim me konsensus
Skandali, blihen ilace pranë skadencës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›