Libi, Obama paralajmëron kryengritësit

Presidenti Barak Obama paralajmëroi kryengritësit libianë se lufta e tyre ende nuk ka mbaruar dhe theksoi se Gheddafi e ka akoma mundësinë që të pengojë një tjetër gjakderdhje, duke dorëzuar pushtetin dhe duke u bërë thirrje forcave të tij që vazhdojnë të luftojnë që të dorëzojnë armët.
“Situata vazhdon të jetë e brishtë. Ekziston një nivel pasigurie dhe ekzistojnë ende elementë të regjimit që përbëjnë kërcënim”, deklaroi presidenti amerikan.
Ai shtoi se “ndërkaq është e qartë se regjimi i Gheddafit po shkon drejt fundit të tij dhe e ardhmja e Libisë është tashmë në duart e popullit të saj.