Libi Tripoli pergatitet per luftime

Sipas mediave ndërkombëtare, situata në kryeqytetin libian është dramatike, ndërsa njerëzit e pafajshëm, të ndodhur në mesin e zonës së mundshme të luftës, po përpiqen të sigurojnë sa më shumë rezerva ushqimore.
Evakuimet e mijëra punëtorëve dhe qytetarëve të huaj janë duke vazhduar, nëpërmjet mjeteve ajtore, ujore apo tokësore, por disa kanë mbetur në zona të paarritshme.
Bashkimi Europian ka bllokuar të gjitha asetet financiare të Gaddafi-t dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa OKB shpalli një ditë më parë një bllokadë ndaj Libisë.
Në revoltat e deritanishme, disa mijëra persona kanë gjetur vdekjen. Protestuesit kontrollojnë qytetet kryesore në lindje të vendit dhe disa qytete të vogla pranë kryqytetit, por Tripoli është fortifikuar rëndë dhe mbrohet nga trupa besnike të diktatorit Gaddafi.