Libi arrestohet djali i Muammar Gheddafit

Mesohet se ne jug te Libise eshte arrestuar djali i kolonelit Muammar Gheddafi Saif al-Islam. Ky lajm behet i ditur nga ministri i Drejtesise te Keshillit Kombetar Tranzitor te Libise. Pas renies se regjimit ne Libi kishin humbur gjurmet e Saif al-Islam i cili mendohej se ishte fshehur ne Nigeri. Per djalin e dyte te Muammar Gheddafit kishte dale nje urdher nderkombetar ndalimi me akuzen per krime lufte. Saif eshte kapur ne Obari ne jug te Libise ka thene ministri Mohammed al-Allagui per televizionin al-Arabiya. Saif al-Islam ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga gjykata dhe menjehere pas dhenies se ketij urdhri
eshte bere i mundur arrestimi i tij ka thene al-Allaqui pa dhene detaje te tjera. Gjate sulmit ne te cilin mbeti i vrare Muammar Gheddafi djali i tij Saifi kishte arritur te shpetonte. Por mbi te rendojne te njejtat akuza si edhe per te atin e tij pasi ai konsiderohet pergjegjes per nje sere krimesh lufte. Pas shperthimit te luftes civile ne Libi Saif ishte bere zedhenes zyrtar i qeverise se bashku me Ibrahim Moussain. Per kapjen e tij ishte folur edhe ne daten 21 gusht por menjehere ky lajm u pergenjeshtrua.