Libi gjenerali rebel i bashkohet Gaddafi-t

Ish-Ministri i Brendshëm, Abdel Fatah Yunes, u shndërrua në drejtuesin më të lartë të lëvizjes anti-qeveritare, me të cilën u bashkua në fillimin e muajit. Gaddafi vendosi 400 mijë dollarë shpërblim për kokën e tij.
Në rikthimin e tij pranë kolonelit, Yunes-it iu rikthye pozicioni i tij ministror, ndërsa dukej i freskët dhe në formë të mirë.
Aktualisht, forcat e Gaddafi-t janë duke luftuar në rrugët e Bengazit, qytetit më të madh në duart e rebelëve dhe atij që konsiderohet si bastioni i tyre i fortë.
Nga dinamika e ngjarjeve duket se Gaddafi është i vendosur të vendosë përpara faktit të kryer superfuqitë botërore, që do të takohen më vonë gjatë ditës për të biseduar rreth ndërhyrjes së mundshme ushtarake ndaj Libisë.
Sipas burimeve zyrtare libiane, rezistenca është në orët e saj të fundit, ndërsa rebelët do të detyrohen të kërkojnë paqe në orët në vazhdim.