Libi konflikti eshte prane perfundimit

Forcat e qeverisë së përkoshme libiane kanë tashmë në duart e tyre shumicën e qytetit të Sirtes, ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë të zhvillohen në zonat e mbetura në dorën e besnikëve të Gaddafi-t, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Shkëmbime zjarri po regjistrohen aktualisht ndaj një godine shtetërore, ku ishin fshehur një numër snajperësh, të cilët i shkaktuan humbje të rënda forcave demokratike gjatë fazave fillestare të sulmit.
Me Sirten, qyteti i lindjes së Gaddafi-t, që është bastioni i fundit në duart e besnikëve të tij, kjo ofensivë pritet të mbyllë përfundimisht konfliktin libian.
Organizatat humanitare kanë shprehur një shqetësim të thellë për gjendjen e civilëve të mbetur në kurth në LibiaLibi, Sirte zgjohet me të shtëna tankesh Rishfaqet Gaddafi: Libianë, çohuni me milionaKonflikti libian, ofensivë e re drejt Sirtes qytet. Edhe pse shumica e banorëve janë larguar, disa dhjetëra mijëra mbeten midis linjave të frontit në mëshirë të fatit.
Gaddafi: Libianë, çohuni me miliona
Ditën e enjte, Gaddafi i bëri një thirrje popullit libian nëpërmjet një radioje siriane, që të çohen në revolta për të përmbysur me dhunë atë që ai e konsideroi si një qeveri të paligjshme.
Diktatori theksoi se kushtet e jetesës në Libinë e sotme janë bërë të padurueshme.
Koloneli, gjithashtu vuri në dyshim legjitimitetin e qeverisë së re të vendosur në vend, duke theksuar se ndërsa ai kishte ardhur në pushtet me forcën e votës, ajo ka ardhur me atë të armëve.
Vendndodhja aktuale e Gaddafi-t është e panjohur, por transmetimi i mesazhit në një media siriane ka krijuar menjëherë spekulimin për strehimin e tij në vendin arab, gjithashtu i rrezikuar nga një ndërhyrje perëndimore.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Peter Lucas komenton vdekjen e Alisë
Gazetari: Ai jetoi nën prangat e trashëgimisë së Hoxhës
Shtohen azilantët shqiptarë
Cmimi i Japonisë, Vettel në pole
Libi, Sirte zgjohet me të shtëna tankesh
Zbrazen varrezat e makinave