Libi luftime te ashpra ne Brega

Luftime intensive po zhvillohen në qytetin naftëtar të Bregës, në Libi, bëjnë të ditur rebelët e vendit.
“Disa grupe të vogla kanë hyrë në qytet, por nuk e kontrollojmë të gjithin”, ka deklaruar Mohammed Zawi, zëdhënës i rebelëve.
Porti i rëndësishëm i naftës, rreth 800 kilometra në lindje të Tripolit, është kthyer prej disa ditësh në teatër luftimesh të ashpra.
Që prej prillit në duart e besnikëve të kolonelit Muammar Gaddafi, rebelët nisën të enjten mbrëma një ofensivë për ta pushtuar.
Nga ana e tij, lideri libian ka përsëritur se nuk ka ndërmend të largohet nga vendi, duke bërë që edhe fuqitë Perëndimore të marrin në shqyrtim zgjidhjen e situatës përmes bisedimeve.