E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi luftime te ashpra ne Zlitan e Misrata

Luftime të dhunshme janë zhvilluar ditën e djeshme në Zlitan, rreth 160 kilometra në lindje të Tripolit.

Sipas rebelëve libianë, në përfundim të 48 orë luftime janë numëruar 22 të vdekur në radhët e tyre.

Zlitan është një nga tre qytetet nën kontrollin e qeverisë, mes Tripolit dhe Misratës. Rënia e tij në duart e rebelëve do të ishte një goditje e rëndë për kolonelin.

Ndërkohë, kanë vazhduar deri në mëngjesin e sotëm luftimet në Misrata, qyteti i vetëm i rëndësishëm në duart e rebelëve.

Por pritet që rebelët të rrisin kapacitetet e tyre, pasi gjatë javës vendet e Grupit të Kontaktit për Libinë miratuan fondin mbështetës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›