E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, regjimi i Gadafit dënon dhënien e fondeve për kryengritësit

Regjimi i Muamer Gadafit ka dënuar planet amerikane për zhbllokimin e miliarda dollarëve të fondeve të Libisë në Shtetet e Bashkuara dhe dhënien e tyre për kryengritësit, që po luftojnë kundër regjimit të Gadafit.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, u tha përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit për Libinë, në takimin e mbrëmshëm në Romë, se administrata Obama, do të provoj ta kaloj legjislacionin për zhbllokimin e fondeve të Libisë dhe dhënien e tyre te kryengritësit.

Raportohet se Shtetet e Bashkuara kanë ngrirë afro 30 miliardë dollarë të fondeve të Libisë, prej fillimit të konfliktit në muajin shkurt.

Zëvendës ministri i jashtëm i qeverisë së Gadafit, Khaled Kaim, tha se zhbllokimi i fondeve dhe dhënia e tyre për kryengritësit, do të ishte “pirateri” dhe do ta shkatërronte sistemin financiar ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›