E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi sulmohet Kryqi i Kuq

Persona të panjohur sulmuan një ndërtesë rezidenciale të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në qytetin port të Misratës, informoi në një komunikatë vetë organizata.

Granata dhe raketa antitank u përdorën në këtë sulm, duke shkaktuar dëme të mëdha.

”Si rrjedhojë e këtij sulmi, jemi të detyruar, me keqardhje të thellë, që të ndërpresin punën tonë në Misrata dhe në qytetin e Bengazit”’, informoi Kyrqi i Kuq.

Ky ishte sulmi i pestë ndaj organizatës në këto dy qytete në tre muajt e fundit.

Shtatë punonjës ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e sulmit, por asnjëri nuk u dëmtua.

Tashmë misioni është tërhequr për në kryeqytetin Tripoli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›