Libi vdes Gaddafi

Muammar Gaddafi ka vdekur. Lideri i Libisë ka ndërruar jetë pas një sulmi në Sirte. Fillimisht u raportua nga mediat ndërkombëtare se koloneli ishte plagosur në këmbë, por më tej u njoftua se Gaddafi ndërroi jetë ndërsa po transportohej me ambulancë.
Në Spitalin e Misurata-s, ish-dikatori mbërriti i vdekur. Koloneli u kap ndërsa po tentonte që të largohej nga qyteti i tij i lindjes, Sirte. Por një sulm i NATO-s i mbështetur edhe nga rebelët, plagosi Geddafi-n.
“Ai është kapur. Ai është i plagosur në kokë dhe në të dyja këmbët dhe është marrë nga një ambulancë”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters” anëtari i KKT-së, Abdel Majid.
Sipas këtij burimi, LibiaLibi, forcat anti-Gaddafi marrin Sirten Clinton, vizitë surprizë në LibiLibi, vritet djali i Gaddafi-t pati një shkëmbim të ashpër zjarri mes rebelëve dhe grupit mbrojtës të kolonelit para se ky të kapej, në vendlindjen e tij, Sirte.
Ndërsa një ushtar që thotë se e kapi personalisht liderin e rrëzuar ka deklaruar për BBC se në momentin e arrestimit Gaddafi bërtiti: “Mos qëlloni”.
Gaddafi, i cili ka qeverisur Libinë prej vitit 1969, u rrëzua nga pushteti pas protestave që nisën në vend në muajin shkurt.
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kërkoi arrestimin e tij, nën akuzën për krime kundër njerëzimit, të kryer ndaj popullsisë libiane.
Foto
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Dy persona mbijetojnë
Përkeqësohen lehtësitë ndaj biznesit
KFOR dhe EULEX nisin heqjen e barrikadave
Tre të plagosur në Shkodër