Libia dhe SHBA takim para mbledhjes se OKB-se

Libia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes takohen me njera-tjetren para mbledhjes se Asamblese se pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.
Presidenti i sesionit te 64 te OKB-se, diplomati libian Ali Treki, eshte takuar me te derguaren e SHBA-se ne OKB Susan Rice.
Takimi eshte zhvilluar pasi SHBA ka presidencen e radhes ne Keshillin e Sigurimit.
Asambleja do te startoje diten e sotme dhe planifikohet qe kryefjale e ketij takimi te jene masat kunder ndryshimeve klimaterike.