Libia, rebelët: Kemi marrë Brega-n

Detaje te tjera bëhen te ditura nga situata në Libi, duke iu referuar luftës ndërmjet bensikëve të liderit të Libisë, Gedafit, dhe forcave rebele. Siç bën të ditur TV satelitor arab Al Jazira, kryengritesit thonë se tashmë kanë marë kontrollin e qytetit të Brega-s, qendër e naftës, në lindje të vendit. Më herët, ishte raportuar se trupat ushtarake të Muamar Gadafit po përparojnë duke rimarrë nën kontroll të tjera territore që mbaheshin nga kryengritësit e armatosur dhe sipas Televizionit shtetëror libian, u raportua se qyteti port i Bregas, në linde të vendit, ishte spastruar nga bandat kriminale. Po sipas këtij burimi, forcat kryengritëse në Libi po humbasin çdo ditë terren përballë forcave të Gadafit, ashtu siç ndodhi të shtunën me portin e naftës të Ras Lanufit.
Rebelët janë parë me kamionë të tërhiqeshin nga Brega edhe më në lindje, duke iu afruar qytetit të Bengazi, epiqendra e rezistencës anti-Gadafit. Në këtë situate, vijon masivisht largimi i banorëve që po i drejtohen kufirit. Presioni ndërkombëtar po shtohet për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi në Libi. Liga Arabe bëri thirrje për krijimin e një zone ndalim-fluturimi, por Kombet e Bashkuara nuk kanë ndërmarrë asnjë lëvizje deri më tani. Britania dhe Franca kanë kërkuar marrjen e një hapi të tillë, por deri tani nuk kanë mundur të sigurojnë mbështetjen e BE-së dhe NATO-s. Rusia dhe Kina, që kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kanë shprehur rezerva serioze ndaj këtij hapi.