Librazhd, gjendet i varur në një pemë i moshuari
Një i moshuar është gjetur i varur ditën e sotme në fshatin Pishkash të Librazhdit.
Viktima e identifikuar si 70-vjeçari Dervish Tahani nga Elbasani u gjet i varur në një pemë në pyllin e Pishkashish nga disa barinj të zonës të cilët lajmëruan policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat e kanë dërguar trupin e dekompozuar të viktimës nër morg ku do të bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes por policia po vijon hetimet.