E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazhd tjeter automjet bie ne Shkumbin

Një tjetër automjet ka rënë në lumin Shkumbin pas ngjarjes së ditës së mërkurë, ku dy bashkëshortë humbën jetën në rrjedhën e këtij lumi në një aksident të ngjashëm.

Makina me targa AA 125 DC, me të cilën udhëtonin dy persona, ka rënë në afërsi të urës së Murrashit, por fatmirësisht trupat e tyre janë nxjerrë nga lumi nga forcat e policisë.

Të plagosurit janë dërguar në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Policia bën të ditur se vendi ku ndodhi aksidenti njihet si problematik për rrëshqitjet dhe rënien e gurëve.

Aksidente rrugore
Aksident në Shkodër, 2 viktima
Nigeri, aksident rrugor me 36 viktima
Aksidenti, nxirren nga lumi trupat e bashkëshortëve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›