Lideri i vrarë i Hamasit do të varroset në Katar

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh do të varroset në Katar këtë të premte pas vrasjes së tij në kryeqytetin iranian Teheran, një nga një seri vrasjesh të figurave të larta të grupit militant palestinez, ndërsa lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza është ndezur.
Haniyeh do të varroset në një varrezë pas lutjeve të varrimit në qytetin Lusail, në veri të kryeqytetit të Katarit, Doha.
Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Izzat al-Rishq u bëri thirrje njerëzve që të luten për shpirtin e tij në të gjitha xhamitë në mbarë botën.
“Le të jetë sot, e premte, një ditë zemërimi dërrmues për të denoncuar krimin e vrasjes dhe duke hedhur poshtë gjenocidin në Rripin e Gazës”, tha ai në një deklaratë.
Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra të mërkurën (31 korrik) nga një mjet shpërthyes i vendosur në një shtëpi pritëse në Teheran dy muaj para shpërthimit.
/rtsh.al/