Lidhet me modelen që i përngjan ish të dashurës

Pak ditë pas ndarjes nga Kristen Stewart, aktori Robert Pattinson ka gjetë prehje në krahët e një tjetër femre e që thuhet se ngjan shumë më Kristen.
Ajo është një modele dhe Rob është njoftuar me të gjatë verës, menjëherë pas skandalit të tradhitsë së Kristen me regjisorin, Rupert Sanders.
“Jemi mbërthyer dy herë gjatë verës së kaluar dhe mund ta vlerësoj atë me dhjetë për këtë gjë. Ai puthë mahnitshëm dhe është shumë I ëmbël. Që të dyja herët që jemi takuar ne kemi pirë shumë por kjo nuk I ka penguar atij në shtrat”, ka rrëfyer bukuroshja duke preferuar të mbetet anonime.
Rob dhe Kristen u ndanë para pak javësh për të dytën herë e sipas burimeve të afërta me çiftin, kishte qenë Rob ai që e braktisi aktoren për shkak të tradhtisë së muajit qershor./Indeksonline/