E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidhje me aktivitetet kriminale/ Departamenti i Shtetit revokon mbi 100 mijë viza

Këtë të hënë, më 12 janar, Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka revokuar mbi 100 mijë viza, për persona që kanë pasur aktivitet kriminal.

Mes tyre, 8000 janë viza studentore.

“Departamenti i Shtetit ka revokuar tashmë mbi 100,000 viza, përfshirë rreth 8,000 viza studentore dhe 2,500 viza të specializuara për individë që kanë pasur përplasje me organet e zbatimit të ligjit në SHBA për veprimtari kriminale. Ne do të vazhdojmë t’i deportojmë këta kriminelë për ta mbajtur Amerikën të sigurt”, shkruan DASH në “X”.

LEXO EDHE: Administrata Trump vijon luftën ndaj imigracionit të paligjshëm, SHBA do të kontrollojë 55 milionë viza amerikane për shkelje

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›