Lidhjet e paligjshme elektrike, CEZ-i aksion për ndërprerje në jug të vendit
Gjirokastër- Të gjitha lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike do të nëdërpriten. Ky është zotimi që ka ndërmarrë kompania CEZ Shpërndarje në jug të vendit në një aksion dyditor për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, kontrollin e matësave dhe eficencën e rrjetit.
CEZ ka ngazhuar një ekip të gjerë verifikimi të matësave të energjisë elektrike në të tri rrethet e qarkut Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet. Ekipi i specialistëve do të verifikojë dhe ndërpresë të gjitha lidhjet e paligjshme, do të konfirmojë edhe një herë lidhjet problematike dhe do të cojë për ndjekje penale shkelësit e kontratave dhe personat që kanë kryer lidhje të paligjshme në rrjet.
Qarku i Gjirokastrës sipas CEZ-it e ka rritur me të paktën 20% nivelin e faturimeve krahasuar me 3 muaj më parë ndërsa ekipi i verifikimit pritet të shqyrtojë edhe qindra ankesa të qytetarëve lidhur me mbifaturimin apo abuzime të tjera me matësat.